PLD: Diskriminimi i njërit prej nesh është diskriminim i të gjithë ne

Në ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, PLD përkujton për shkallën e lartë të diskriminimit që ekziston në shoqërinë tonë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Bëhet fjalë për mungesë të tolerancës, por edhe për refuzim të shtetit që ti përfshijë të drejtat themelore të njeriut, të garantuara me Kushtetutë dhe Deklaratën për të drejtat e njeriut në sistemin juridik.  Në një shoqëri autoritare siç është kjo e jona, janë të rrezikuara të drejtat e njeriut të çdo qytetari individual në të gjithë bazat, por kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë tonë në luftën për çdo bashkëqytetarin tonë, pa dallim të përkatësisë etnike, gjinore apo çfarëdo orientimi tjetër“, thuhet në njoftim.

PLD porosit se shoqëria e re, të cilën do ta ndërtojnë qytetarët përparimtar, do të jetë shoqëri e tolerancës, respektimit të gjithë të drejtave dhe nevojave, shoqëri e hapur për debat dhe funksionale për çdo grup qytetarësh.

„Dallimet janë përparësia jonë, pikërisht për këtë në ditën e sotme, në mënyrë deklarative solidarizohemi me bashkëqytetarët tonë të bashkësisë LGBT, që nesër të kemi mundësi në mënyrë praktike të luftojmë për çdo të drejtë individuale, thonë nga PLD./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT