Plazhi i Durrësit braktiset nga turistët kosovarë

 

Plazhi i Durrësit nuk ishte parë ndonjëherë kaq bosh në fund të qershorit.

Kjo është fundjava e fundit e muajit, por ngjan si ditët e para të hapjes së sezonit turistik.

Numri i pushuesve është i papërfillshëm.

I njëjtë është edhe ai i prenotimeve. Zgjedhjet, moti jo i nxehtë apo muaji i Ramazanit duken si shkaqet e braktisjes së këtij plazhi.

Plazhet private të bëra gati me kujdes, janë të pashfrytëzuara.

Korriku shihet si muaji i shpresës për bizneset që jetojnë me turizmin. Përndryshe, falimentimi duket i pashmangshëm.

Këtë qershor Durrësi ka humbur edhe pushuesit tradicionalë, ata nga Kosova, që e kanë këtë bregdet zgjedhjen e parë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT