Platini, Vokrrit: Do të pranoheni në vitin 2016

 

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, ka dorëzuar dokumentacionin në UEFA për pranim të Kosovës në futbollin evropian.
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, gjatë takimit me Vokrrin, ka thënë se ka mundësi që Kosova të pranohet në vitin 2016.
“Është një proces, i cili mund të zgjasë. Parimisht, nuk duhet brengosur, edhe pse ka pengesa, jo vetëm të aspektit politik, por edhe ligjor, statusor. Por, ndoshta do të pranoheni në vitin 2016”, i ka thënë Platini, Vokrrit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT