Plas tallavaja në hotel/ Shqiptarët e sfidojnë qeverinë! Hedhin valle me Koronavirusin

“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!”

Kështu u shpreh kryeministri Rama të mërkurën përmes një postimi në “Facebook”, ku njoftoi masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend.

Të martën qeveria njoftoi gjithashtu se pub-et, diskoketat, palestrat, ambientet e mbyllura për argëtimin e fëmijëve, qendrat sportive, pishinat, qendrat kulturore sociale apo qendrat e argëtimi do të mbyllen të gjitha deri më 3 prill.

Madje qeveria paralajmëroi se të gjithë ata që refuzojnë të mbyllin lokalet e tyre do të gjobiten me 20 milionë lekë.

Por sa është zbatuar ky urdhër i qeverisë nga bizneset dhe lokalet në Tiranë? Dhe a ka realisht biznese me aq këllqe sa për të sfiduar qeverinë?

Mesa duket ka edhe nga ata biznese që kanë sy më sy ia kanë përplasur qeverisë në fytyrë masat e ndërmarra medek, duke zhvilluar kështu aktivitetin e tyre edhe në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.


Bëhet fjalë për hotelin luksoz në qendër të Tiranës, “The Plaza”, i cili jo vetëm nuk është mbyllur ashtu siç u urdhërua, por në ambientet e tij janë zhvilluar edhe festa ditëlindjesh.

Siç shihet dhe në disa foto dhe video të siguruara nga JOQ Albania, tek “Plaza” po zhvillohet një festë ditëlindjeje, ku të ftuarit janë duke kërcyer e festuar nën ritmet e muzikës.

Nuk dihet nëse qeveria dhe autoritetet janë në dijeni se m’u në qendër të kryeqytetit gjithçka vijon normalisht përkundër paralajmërimeve të forta, dhe nëse do të merren masa siç u njoftua.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT