Plas gallata në rrjetet sociale me Thiago Silvan

Dikur mbrojtësi më i mirë në botë dhe blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit në këtë repart, tashmë Thiago Silva vihet në lojë në rrjetet sociale.

Qendërmbrojtësi i kombëtares braziliane ishte ai që shkaktoi penalltinë e kthyer në gol nga Derlis Gonzales pas një prekjeje të topit me dorë, një situatë e njëjtë me atë që ndodhi në përballjen me Chelsean në sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve të champions league.

Nisur nga kjo në rrjetet sociale ironizohet shumë me faktin që mbrojtësi 31 vjecar tashmë duhet të ndërrojë sport, për tiu përshtatur më së miri Basketbollit……

- Advertisement -

MË TË FUNDIT