Plas gallata: Donika gjuan bombë gazi në qelinë e Sami Lushtakut

Në internet ka plasur humori me paraburgosjen e Donika Kadaj – Bujupit, me ç’rast portali humoristik Kukunews, ka publikuar një artikull për gjoja hedhjen e një bombolë të gazit lotjsellës në qelinë e Sami Lushtakut.

Ja artikulli i plotë i portalit humoristik Kukunews:

Edhe pse mbrëmë kemi raportuar se ka ndodhur një takim i dy zyrtarëve të lartë mes opozitës dhe pozitës të cilët për arsye humane-politike ndodhen momentalisht në burg, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur përsëri takimi mes Donika Kadaj-Bujupi dhe Sami Lushtakut.

Por për dallim prej takimit të mbrëmshëm, ky i mëngjesit ka qenë krejtësisht i një fryme tjetër. Deputetja ka vendosur që ta thyej armëpushimin e arritur dje, dhe me të hyrë në qelinë ku gjendet Sami Lushtaku ka hedhur një bombolë gazi lotjsellës.

“Takimi i mbrëmshëm u duk sikurse ishte i sinqertë por në orët e vona më ka thirrë Albini dhe më ka thënë se Lushtaku po gënjen. Andaj sot ia tregova se cfarë e gjenë gënjeshtarin”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Policia ka reaguar menjëherë, por Donika ishte përkujdesur që ta mbyllte derën e qelisë duke qënduar edhe vet në aromën e gazit lotsjellës.

Në anën tjetër, Lushtaku e ka quajtur këtë veprim një aksion aspak demokratik dhe ka kërkuar nga deputetja e opozitës që t’i rikthehet takimeve si tentim për të arritur një marrëveshje.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT