Plani Serb për te risjellë Jugosllavinë/ Vuçiç: Iniciativa jonë është Jugosllavia plus Shqipërinë…

Ajo që ndodhi në Tiranë, i ashtuquajturi Shengeni Ballkanik u munduan sot boritë e Ramës ta veshin njëherë me petk amerikan dhe njëherë me petk gjerman. Këto janë të gjitha mashtrime dhe këtë e tregon intervista e parë e Aleksandër Vuçiç pasi fitoi zgjedhjet. Për një media ndërkombëtare ai deklaroi se që para Samitit të Triestes do ta propozonte këtë plan dhe siç e përkufizoi ai është:  “Jugosllavia +Shqipërinë. Është një plan politik, por që nuk prek sovranitetin e tyre”.

Më poshtë po japim intervistën e Vuçiç dhënë për politico.eu.

Plani Serb për te risjellë Jugosllavinë

Në një intervistë të tij për median ndërkombëtare politici .eu, presidenti i sapo zgjedhur i Serbisë jep një intervistë për të shpjeguar planet e platformën e tij.
Në këtë interviste ai shpjegon se është objektivi i tij të forconte lidhjet tregtare me vendet e Ballkanit Perëndimor duke theksuar se sipas tij, lidhjet e forta ekonomike do të jenë ato që do të tejkalojnë tensionet rajonale, sidomos me Bosnjë-Hercegovinën që sipas tij është një fuçi barbuti.
Vuçiç i shpjegoj Politiko.eu në këtë intervistë të parë që ai do te dyfishonte përpjekjet për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë pak a shume në formën e ish Jugosllavisë, duke përfshirë këtu investime të rëndësishme siç është ajo e autostradës midis Beogradit e Sarajevës .
“Nëse vendet e tjera do të ishin dakord me këtë ide, do të krijohej një treg me 20 milion njerëz . Ky është një treg shumë atraktiv dhe do të tërhiqte shumë investitorë “ .
Kështu u shpreh ai ne zyrën e tij ne Beograd midis kohës që kishte nga takimi me ambasadorin Gjerman dhe telefonatës me Sekretarin e Jashtëm Britanik Boris Jonson .
Vuçiç dhe partia e tij fitoi zgjedhjet me 55 perqind të votave dhe konfideca që vinte nga kjo fitore ishte e dukshme . Por në të gjithë vendin pati protesta për këtë çështje lidhur me mënyrën me te cilën ai kishte mbytur fjalën e lirë .
Pavarësisht nga një lloj entuziazmi për ketë çështje  të një tregu të lirë në formën e ish Jugosllavisë , dhe benefiteve që mund të ketë prej saj , edhe pse BE dhe Gjermania mund ta mbështesin, në Europë e Ëashington ka shqetësime lidhur me forca të tjera të Jashtme që mund të ndërhyjnë e të përfitojnë siç është Rusia e Turqia, të cilat mund të bashkëpunojnë pas lojërave për të destabilizuar Rajonin .
Edhe pse e konsideron një sfidë bindjen e vendeve të tjera , Vuçiç që është dhe lideri dominant i kësaj zone, është konfident  që çështjet e një përfitimi ekonomik do te tejkalojnë çdo çështje tjetër dhe ky projekt te prezantohet dhe me ndihmen e BE në Samitin e Triestes. Edhe pse Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e Serbia bashkëpunojnë brenda kornizës së marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, sërisht Vuçiç mendon që një bashkëpunim më i thelle do të ketë benefite më të mëdha . Sipas tij, sidomos në fushën e infrastrukturës mund të bëhet shumë . Ai shpjegon në harte se ndërtimi i autostradës  Beograd-Sarajeve –Prishtine, jo vetëm do të shkurtonte kohën nga pesë në tre, por do të sillte pranë dhe grupet etnike.
“Është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Është një ide, politike por pa dëmtuar sovranitetin e tyre. Do t’i jepte shumë hov ekonomive tona”.