Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po vazhdon çdo ditë takimet nëpër shtëpi me simpatizantë të tij.

Por, Kurti mbrëmë kishte një takim të veçantë me një të moshuar. Një 94- vjeçar i uroi liderit të LVV-së fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ishalla Zoti dhe populli të japin fuqi për fitore. E ki shumë zor. Por e ke qit veten me i ndihmue kësaj Kosove. Kësi gëzimi më të madh prit s’kam. Ishalla Zoti të jep fuqi dhe populli me të ndjekë ty përmas”, u shpreh ai.

Ndërsa, Kurti foli rreth fushatës në kohë pandemie.

“Koha e pandemisë  tashti, na ka kushtëzu që mos me pas disa tubime të mëdha, por shumë të vogla. Po duhet në distancë, prandaj po mundohemi me lëviz shumë prej fshatit në fshat”, deklaroi ai. /Indeksonline/