Plaka ngrihet nga arkivoli, varrtari alivanoset

Për varrtarin në qytetin gjerman Gelzenkirhen ishte një ditë e rëndomtë.

Por ndërkohë dëgjoi se si po kërciste kapaku i arkivolit. Pastaj përnjëherë atij iu thanë buzët dhe pa vonuar ra përtokë, pa vetëdije.

Nga arkivoli një plakë 92 vjeçe nxjerr kokën dhe duke e shikuar e pyet: “Ku jam?”

Përgjigje nuk mori, por shpejt e kuptoi se ishte “zgjuar” nga mesi i të vdekurve.

Plaka disa orë më parë ishte shpallur e vdekur në shtëpinë e pleqve. Kur e kishin vënë re se nuk po merrte frymë, e kishin ftuar mjekun dhe ai kishte konstatuar vdekjen. Dhe kështu, me një procedurë të shkurtër kishte përfunduar në arkivol.

Pas e kishte marrë veten, varrtari kishte shikuar edhe njëherë arkivolin dhe aty njëmend kishte parë plakën me sy të hapur. Kishte ftuar automjetin e urgjencës dhe kështu ishte transferuar në spital, kurse familja e saj ishte njoftuar se plaka ishte gjallë.

Ka reaguar edhe policia lokale, ndërsa nën hetime janë punëtori i shtëpisë së pleqve dhe mjeku që kishte bërë diagnostifikimin e gabuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT