Një filiale e bankës “Raiffeisen” në Prishtinë është plaçkitur sot në Bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë.
Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Në ora 16 e 20 e kena marr një informatë për një grabitje të armatosur që ka ndodhur në filialin e bankës Raiffeisen në rrugën Bill Klinton në Dardani.
Policia është në vendin e ngjarjes duke e bërë ekzaminim”, tha ajo për lajmi.net.
- Advertisement -