Pjanic i shkruan Romës

 

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, është cak i shumë spekulimeve për një kalim nga Roma te Juventusi.

Sipas mediave italiane Pjanic i ka shkruar letër drejtuesve të Romës, duke i kërkuar që ta lirojnë për të kaluar te Juventusi.

“Me këtë letër ju njoftoj se dëshiroj që ta aktivizoj të drejten time ku do të transferohem në një tjetër klub, si jemi marr vesh.”

“Gjithashtu dëshiroj që 20% të pjesës time ti jipet klubit që do të më transferoj mua, pra Juventusit.”

“Ju falenderoj dhe ju thërras që ende të mbetemi në kontakt deri sa t’i kryejm këto formalitete”, thuhet në letrën e Pjanic drejtuar Romës.

Pjanic ka një klauzolë largimi me Romën për 38 milion euro, dhe Juventusi është shprehur e gatshme ta paguaj./Drenicapress.info/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT