Pirlo “spiunon” Ancelottin: Na donte bashkë mua dhe Gerrardin

Andrea Pirlo ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e Milanit nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Mesfushori fantastik italian ka treguar se si Ancelotti bëri gjithçka për ti bërë bashkë në skuadër dy nga mesfushorët më të mirë në botë, atë dhe Gerrard.

“Më kujtohet plani i tij kur më tha se do të më bëj bashkë në një skuadër me Gerrard. Unë e aprovova këtë sepse Gerrard për mua ishte mesfushori më i mir në botë në atë kohë. E doja shumë si partner dhe Ancelotti bëri gjithçka që ta sjell në Milan. Por pavarësisht insistimit të madh, Gerrard nuk pranoi ta lë Liverpoolin duke treguar dashurinë e madhe që kishte për këtë skuadër. Besnikëria e Gerrard për mua do të mbetet heroke në futboll pasi që ai ka qenë i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha” ka thënë Pirlo.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT