Gerard Pique ka thënë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është futbollist i kompletuar.
Por, përkundër kësaj, ai mbetet prapa Lionel Messit që është më i miri në botë për mbrojtësin katalunas.
“Cristiano është super i kompletuar, ka gjithë atë që do të dëshironte një futbollist. Ai është i madh, i shpejt, i mirë në ajër, mund të shënojë me të dyja këmbët… por Messi është një gjë tjetër”.
“Ai ka talent natyral. Leo mund të luajë ku do, aftësitë e tij janë jo normale”.
“Topi ngjitet në këmbët e tij. Eshtë fantastike. Ai ka shumë këmbë të forta. Leo është lojtari më i mirë në hsitori”, ka deklaruar Pique
- Advertisement -