Lionel Messi nuk ka luajtur me Argjentinën në dy ndeshjet miqësore, duke ngritur dyshime për paraqitjen e tij ndaj Celta Vigos.
Por mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se Leo Messi është mirë dhe ai mund të luaj në ndeshjen e ardhshme kundër Celta Vigos në udhëtim.
“Kam biseduar me Messin dhe jemi optimist se ai mund të luaj kundër Celta Vigos. Ne duhet të shohim se si ndihet ai. Nëse ai është më mirë do të luaj”, tha Pique për Realts Solidaris.
Celta Vigo – Barcelona luhet të dielën prej orës 21:00.
- Advertisement -