Pilulat dietike të blera online i marrin jetën 21 vjeçares

Eloise Aimee Parry 21 vjeç, nga Shreësbury ndërroi jetë për shkak të përdorimit të pilulave të blera online. Ajo u shtrua në spital, por mjekët u shprehën se e kishin të pamundjur ta ndihmonin atë pasi nuk kishin kundërhelmin e pilulës që ajo kishte konsumuar.
Mamaja e saj Fiona Parry tha se dy pilula janë letale dhe ajo kishte pirë tetë të tilla tha ajo. Ajo kishte konsumuar aq shumë DNP saqë pasojat ishin të pakthyeshme. Efektivët deklaruan se po analizohen konkretisht shkaqet e vdekjes së 21 vjeçares dhe se ndërkohë pa paralajmërohen të tjerët për rrezikun e blerjeve të pilulave dietike online.
Inspektorja Jennifer Mattinson tha se po punojnë për të gjetur origjinën e pilulave dhe mënyrën se si ato janë reklamuar dhe se substancat e blera nga domeine të parregjistruara mund të jenë të skaduara apo fallco.
“Rekomandojmë që publiku të jetë tejet i kujdesshëm ndaj blerjeve të suplementeve mjekësore në internet”, shtoi ajo.
Agjensia e Standarteve të Ushqimeve ka paralajmëruar më parë njerëzit që të mos marrin kokrra apo pilula me përmbajtje DNP, sepse kjo e fundit nuk është e përshtatshme për konsumim njerëzor.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT