Pilaf me mish të grirë

Perberesit:

  • 300 gr mish i bluar
  • 1 koke qepe
  • 50 gr margarine
  • Nje luge fant per oriz ose spec ate mbushur
  • Melmesa sipas shijes
  • 200 gr oriz
  • 650 ml uje
  • 250 gr bizele
  • 3 luge margarine
  • Melmesa

Pergaditja:

Grihet qepa imet dhe kaverdiset ne margarine derisa te zbutet dhe qitet mishi.Duke e perzier i shtohet pluhuri i fantit dhe melmesa (kripe, biber, vegete).

Orizi  kaverdiset me  3 luge margarine dhe pastaj i shtohet uji dhe zihet ne temp te ulet. Pastaj i shtohen bizelet dhe melmesat sipas shijes (kripa e vegeta), dhe pasi te jene zier krejtesisht i leme te qendrojne edhe per 5 minuta te mbuluara sepse orizi behet me i ngjeshur dhe i servojme se pari orizin pastaj mishin e kaverdisur dhe mbi te rendojme pak djath te forte ose kackavall.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT