Ai është një kontabilistë me profesion, por pikturat e tij e bejnë si piktorin shqiptarë më të pelqyer në internetit.
Nazmi Heta, 51 vjeç nga Drenasi, është një ndër talentët më të rrallë shqiptar në piktur, edhe pse ende nuk ka pasur një ekspozitë, ai në internet llogratitet si piktori më i pëlqyer, ku në faqen e tij në facebook ka mbi 10 mijë fansa të cilët e ndjekin punën e tij.
Talentin e tij Heta, e kishte vrejtur para 16 viteve në Suedi, por ai vetëm tash e një vit ka filluar të merret me piktur. Edhe pse s’ka pasur ndonjë përgaditje shkollore për këtë fushë, është një talent i rrallë në pikturimin e natyrës.
“Përgatitje shkollore në fushën e artit nuk kam ,thjesht më ka tërhek arti dhe tash e një vit jam fut në botën e artit dhe vazhdimisht pikturoj” thotë Heta për Infodirekt.tv
Piktori Heta, talentin e tij e shkrinë në pikturat në pëlhurë dhe hamer, ku natyra është frymëzimi i tij, ai tani posedon 45 piktura, fondi i mjafshtushëm për të hapur një ekspozitë përsonale.
Si shumë artistëve atij i mungon përkrahja institucionale për të hapur një ekspozitë, por vullnetin për të vazhduar punën e tij e gjen në përkrahjen që merr nga komentet dhe pëlqimet në rrjetet sociale.
“Më mungon perkrahja e institucioneve komunale per te organizuar ndonje ekspozit ne Prishtinë apo në Komunën e Drenasit por komentet dhe pelqimet ne internet më japin vullent dhe implus për të vazhduar tutje me pikturat”, shprehet Heta.
Nga ky profesion nuk fiton asgjë, por ai punon tek një kompani private në të cilën mirret me menaxhimin e financave.
- Advertisement -