Ne pasditen e sotme, Skenderaj është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Faton Hotit, i cili nuk i mbijetoi Covidit, shkruan Drenica Press.

Shoqëria e tij e gjerë e kanë kujtuar Fatonin si njeri human dhe të buzëqeshur. Me këtë rast edhe deputetja e Kosovës, Blerta Deliu tha se: “Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook./DRENICA PRESS/

 

Përgjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 26 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.