Pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

Policia ka bërë të ditur se situata në veri edhe sot është e njëjtë, ku dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

” Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të vazhdueshëm dhe të drejtë të opinionin publik, njofton se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç dihet për shkak të vendosjes së barrikadave nga grupet kriminale”, thuhet në komunikaten e policisë.

Policia bën të ditur se ata janë të angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Aktet kriminale, vendosja e barrikadave, sulmet me armë zjarri e mjete shpërthyese, kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë, kanë cenuar lirinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, por nuk kanë ndaluar punën e Policisë së Kosovës e cila në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit”.

“Po ashtu në vazhdimësi e kemi bërë të ditur se Policia e Kosovës punën e bazon në vlerat e saja si profesionalizmi, përgjegjësia dhe integriteti, në kuadër të të cilave ofron siguri dhe trajton të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet tutje në komunikatë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT