Pije një qaj dhe ndihmon një familje skamnore (foto)

 

Qytetarët e Mitrovicës ditëve dhe netëve të fundit kanë vrejtur një ndryshim në parkun që ndodhet pranë muzeut të qytetit, ku janë vendosur tavolina dhe rrethojë për veprimtari në aksionin humanitar trë grumbullimit të mjeteve nga shërbimet e shitjes së gjërave ushqimore freskuese.

Në të vertetë aktivistët dhe vullnetarët e organizatës humanitare “Islamic Relief” , pasi kanë marr leje prej fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit po realizojnë aksionin humnaitar të ofrimit të shërbimeve me qëllim grumbullimi të mjeteve me të cilat do ndihmohen familjet nevojtare. Në këtë kënd të rregulluar bukur dhe me shije qytetarët mitrovicasë në këndin e quajtur “Freskia e Ramazanit” kanë mundësi të uljes, çlodhjes, pushimit dhe freskimit me gjëra të ndryshme ushqimore.

Organizatorët theksojnë se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, vend ku mund të takohen, çlodhen, pushojnë, freskohen dhe ç’ësht më e rëndësishmja parat nga ushqimet që ata konsumojnë shkojnë si mbështetje për familjet në nevojë të qytetit tonë.

“Freskia e Ramazanit” është afër parkut tek muzeu i qytetit, hapet çdo natë pas iftarit prej ores 21:00 deri në ora 2:00 para syfyrit dhe ofron çaja, lëngje, ëmbësira dhe gjëra tjera ushqimore freskuese./Mitrovicatoppress/Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT