Philipp Lahm tregon ku gaboi Bayerni

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka treguar se ku ka gabuar ekipi i Pep Guardiolas në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Bayern Munich u përmbajtëm mirë në ndeshjen ndaj Barcelonës, deri në minutën e 77-të, para se Lionel Messi të dalë në skenë duke shënuar dy dhe krijuar një tjetër për Neymarin në fitoren e vendasve me rezultat 3:0.

“Rezultati nuk është pasqyrë e drejtë. Ne luajtëm mirë për pjesën më të gjatë të ndeshjes. Pastaj ne i lejuam Barcelonës të shënojë tre gola në kundërsulm që është shumë e hidhur. Ne kishim raste, ata kishin raste, sigurisht. Por, ne ua lehtësuam atyre”, deklaroi Lahm për ZDF.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT