PHAB2 Pro telefoni më i ri nga Lenovo

Lenovo ka lëshuar të enjten PHAB2 Pro, një telefon inteligjent 6.4-inç e cila është pajisja e parë komerciale që ka të integruar Project Tango të Google, teknologjinë e hartës 3D.
Jashtë teknologjisë së Tango, PHAB2 Pro duket se është një pajisje mjaft e fuqishme. Tipari që vihet re menjëherë është ekrani i tij IPS 6.4-inç, i cili është më afër territorit të një “fableti”. Ai vjen me një rezolucion të mprehtë 1440p.

Në brendësi, PHAB2 Pro përdor një procesor me tetë bërthama Snapdragon 652 dhe 4BG RAM, i cili duhet të lejojë një performancë shumë të mirë. Ai ka gjithashtu 64 GB hapësirë e cila mund të zgjerohet parmes një karte microSD. Pajisja vjen me një bateri të madhe 4,050 mAh, për të cilën Lenovo pretendon se do të zgjasë deri në 15 orë.
Megjithatë, është kamera e PHAB2 Pro që i bën gjërat më interesante. Kamerat e tij “kryesore” përfshijnë atë të pasmen me 16-megapixel dhe kamerën e përparme 8-megapixel.
Së bashku me këto, kjo pajisje ka edhe ndijorë të thellë dhe një kamerë për gjurmimin e lëvizjeve, të cilat lejojnë teknologjinë Tango të punojë.
Tango i lejon pajisjes të hartojë ambientin përreth jush, më pas gjurmon objektet dhe vendos efekte 3D brenda tyre. Në themel, ajo ju lejon të krijoni një lloj hapësire të realitetit të shtuar, përmes telefonit, në kohë reale.
Lenovo thotë që rreth 25 aplikacione që përdorin Tango do të jenë të vlefshme kur të lëshohet PHAB2 Pro, dhe priten që rreth 100 të jenë të vlefshme deri në fund të vitit.
Kompania ka thënë që PHAB2 Pro do të jetë i vlefshëm në Shtator me çmimin 499 dollarë. Pajisja e gjithë prej metali do të ketë ngjyrat gri dhe ari.

/krokodili.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT