Djali i vëllait të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi zyrtarë i lartë për standarde dheCilësi të Turizmit në Departamentin e Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë është pezulluar nga puna për shkak të sulmit fizik ndaj sekretarit të kësaj ministrie Burim Rrecit.

Në vendimin për pezullim të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se Krasniqit i ndalohet hyrja në objektin e MTI-së deri në marrjen e një vendimi tjetër.

Në pikën 3 të vendimit thuhet se pezullimi i Krasniqit behet me pagesë konform nenit 58 paragrafi 4 i Ligjit Nr.06/L-114 për  zyrtarët publik.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga “Front Online” më tutje thuhet se  pas paraqitjes së rastit disiplinor  më datën 12.11.2019 nga u.d Drejtori i Departamentit të  Turizmit z.Irfan Lipovica lidhur me sulmin fizik, përleshje e cila ka ndodhur në zyrën e sekretarit të përgjithshëm më 11.11.2019 nga nëpunësi civil Arian Krasniqi komisioni  disiplinor është mbledhur më 15.11.2019 ka shqyrtuar rastin dhe ka vendosur në pajtim me ligjet ne fuqi /Front Online/