Peticioni i Opozitës sot tek presidentja

Shefat e grupeve parlamentare të tri partive, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës do t’i dërgojnë sot presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët për të kundërshtuar kështu krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Dorëzimi i këtij peticioni, siç edhe njofton RTK do të bëhet në ora 15:00, në zyrën e Presidentes.

Bashkë me peticionin presidentës do t’i dërgohet edhe një letër me shpjegimet rreth peticionit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT