Peter Sagan fiton etapën e tretë në Tour de France

Peter Sagan është fituesi i etapës së tretë të Turit të Francës, Verviers-Longwy 212.5 km e gjatë.

Edhe kjo etapë ashtu sikurse edhe ajo e një dite më parë e përcaktoi fituesin e saj vetëm në metrat e fundit pas sprintit final dhe sllovaku arriti të kalojë i pari vijën e finishit.

Dhe të mendosh që në momentin më kritik të garës, Sagan pa që t’i dilte këpuca nga këmba gjatë pedalimit drejt kësaj fitoreje. Pesë orë, shtatë minuta e 19 sekonda ishte koha e Peter Sagan që tregoi dhe njëherë se jo më kot ai është shpallur 2 herë kampion bote.

Në vendin e dytë, me të njëjtën kohë, u rendit australiani Michael Matthews, ndërsa vendi i tretë i takoi irlandezit Dan Martin duke lënë në të katërtin kampionin olimpik Gren Van Avermaet, transmeton tch.

Renditja e përgjithshme e Turit të Francës pas etapës së 3 vazhdon të kryesohet nga britaniku Thomas i Team Sky me 10 orë e 31 sekonda. Në vendin e dytë është ngjitur Chris Froome edhe ky u Team Sky me 12 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë është Michael Matthews.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT