Pesë rastet e reja me koronavirus në Vushtrri janë brenda të njëjtës familje

Sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me koronavirus në Kosovë, e nga këto 5 vijnë nga Vushtrria.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri thotë se të gjitha janë brenda të njejtës familje.

Ai thotë se 16 punëtor shëndetësor që kishin trajtuar pcientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër.

‘’Sot janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19 në Vushtrri nga 10 testet e kryera. Të gjitha janë brenda të njejtës familje, pra janë raste kontakti.’’, ka shkruar ai në Facebook.

‘’Po ashtu 16 punëtorë shëndetësorë që kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vet izolim dhe pritet testimi i tyre nesër. Të gjitha kontaktet e njohura deri më tani me vendim të inspektorit sanitar të Komunës në bashkëpunim me IKSHPK janë urdhëruar në vet izolim dhe po përcillen nga Policia e Kosovës.’’

‘’Për masa të tjera në këtë fazë nuk ka nevojë sepse situata është nën kontrollë dhe e menaxhueshme nga Shtabi Emergjent Komunal. Ju lutemi të jemi të kujdeshëm, të mbajmë distancën e të zbatojmë masat e rekomanduara sepse siç dëshmojnë rastet e fundit në Vushtrri, virusi mund të vie nga burime që nuk i pret fare.’’, shton ai.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT