Pesë mënyra për të luftuar stresin

Puna, shkolla, miqtë, marrëdhëniet romantike janë faktorë të pashmangshëm ndikues në nivelin e stresit.  Në fakt, stresi mund të krijojë dëme të shumta psikologjike dhe fizike, si: puçrra në fytyrë, shtim në peshë apo lëndim muskujsh. Gjithashtu, mund t’ju bëjë të ndjeni lodhje, apo të jeni më të prirur për t’u prekur nga virozat e stinës.

Hapi i parë për të shmangur gjithë këto dëme është të pranoni që po kaloni gjendje stresi dhe më pas ta luftoni atë. Disa këshilla mund t’ju lehtësojnë punën:

Jepini përparësi gjumit: Flini rreth 8-9 orë gjatë natës dhe do të ndjeheni shumë më mirë. Gjumi i mirë mund të kthejë një situatë të tensionuar në një situatë të qetë.

Forconi sistemin imunitar: Forcimi i sistemit imunitar ka të bëjë me mbrojtjen dhe rigjenerimin e qelizave. Dëmet trupore të shkaktuara nga stresi, mund t’ju bëjnë të dukeni më i vjetër dhe të jeni më të prirur për t’u sëmurur.

Kujdesuni për ushqimin: Jepini trupit sa më shumë vitamina, duke konsumuar fruta dhe perime. Shmangni ushqimet e skuqura dhe ato që kanë përmbajtje të lartë yndyre. Ulni sasinë e kafeinës, pasi kjo mund të ndikojë në rritjen e ankthit.

Bëni një dush: Tek një dush i ngrohtë mund të gjendet gjithë qetësia e munguar. Një banjë e nxehtë ndihmon muskujt të relaksohen dhe ju ndihmon të flini të qetë.

Meditoni: 10 minuta pas drekës në një vend të qetë janë të mjaftueshme për të qetësuar mendjen dhe shpirtin. Meditimi ndihmon në mbledhjen e energjive dhe në reduktimin e stresit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT