Pesë arsye të forta pse “Shqipëria e Madhe” do të ishte mrekulli (Foto)

Shumë njerëz në Ballkan po i frikësohen idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Por pse?

“Buzzfeed” ka dhënë pesë arsye pse bashkimi i trojeve shqiptare do të ishte një vend i madh për të gjithë shqiptarët, transmeton Telegrafi.

Pushime falas dhe bujaria e shqiptarëve, parajsë për taksë në Evropë janë disa nga pesë arsyet pse duhet të jetuar në “Shqipërinë e Madhe”.

1. Pushime falas!

Image

Turistët mund të qëndrojnë dhe pushojnë falas në këtë shtet të madh të Evropës Jugore, pasi ligji tradicional shqiptar thotë se “duhet kujdesur për mysafirët si për veten”.

Vizitoni çdo shtëpi shqiptare që ju pëlqen dhe lejoni të kujdesen për ju.

2. Parajsë për taksa në Evropë

Image

Harrojini ishujt e larg tropikal.

Me “Shqipërinë e Madhe”, një parajsë e re tatimore do të krijohet brenda Europës.

Bazuar në tatimin mbi të ardhurat aktuale në Kosovë dhe Shqipëri, norma tuaj të taksave ndoshta do të arrijnë deri rreth 10 për qind. Sillni të gjitha paratë tuaja në “Shqipërinë e Madhe”!

3. Një vend pa McDonalds dhe Starbucks

Image

Edhe pse “Shqipëria e Madhe” është një mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju nuk do të gjeni hamburger të shtrenjtë dhe kafe të SHBA-së.

Pse do të keni nevojë për to, ndërsa ka në çdo qoshe qebap të freskët për një çmimi prej 1,50 euro dhe makiato më të mirë për 1 euro?

4. Liria fetare dhe futbolli

Image

Udhëheqësit e katër feve kryesore në Shqipëri, ecën dorë-dore gjatë marshimit në Paris në përkujtim të vrasjes së karikaturistëve të “Charlie Hebdo”. Ata treguan tolerancën e tyre fetare në botë.

Të jesh i krishterë, hebre apo mysliman është në rregull në “Shqipërinë e Madhe”, për aq kohë sa ju të mbështetni Barcelonën, Real Madridin, Arsenal apo Chelsean.

5. Vozitje pa bllokim të trafikut

Image

“Shqipëria e Madhe” do të jetë vendi i parë i madh, pa bllokime të trafikut në autostradë.

Një nga rrugët më të reja dhe më të shtrenjta në Evropë është e gatshme për t’iu shërbyer juve. Lidheni rripin e sigurisë së automobilit tuaj dhe eksplorojeni “Shqipërinë e Madhe”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT