Personi që vdiq në Klinë/ Një vit më parë ndërtoi një tank

Një 50 vjeçar sot ka humbur jetën në vendin e punës në fshatin Grabanicë të Klinës.

IndeksOnline mëson se punëtori që u rrëzua nga kati i tretë që ishte duke punuar në ndërtimtari është Osman Bogaj nga Drenasi.

Osmani ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal.

Por, tanimë i ndjeri, një vit më parë ishte bërë i njohur për një talent të tij.

Ai kishte ndërtuar një tank, ku pa dyshim ishte një punim dekorues për çdo lavdatë.

I ndjeri po punonte bashkë me djemtë e tij në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës./IndeksOnline/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT