Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “Garibaldi” dhe po merret me rastin.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi që dyshohet se është vetëvrarë është Ilaz Beqiri, i cili është edhe pronari i agjencionit “Veneta Travel”.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

Ajo ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen. /Reporteri.net/.