Personi që ia mori këngëtares mikrofonin nga dora në Eurovizion, nuk është shqiptar (Video)

Të shtunën u mbajt finalja e Eurovizionit. Kjo mbrëmjë nuk kaloi dhe pa skandale.

Këngëtarja britanike SuRie gjatë performancës së saj u sulmua nga një person i panjohur, i cili u ngjit në skenë derisa ajo po performonte dhe ia mori mikrofonin, por e njëjta vazhdoi të këndonte kinse nuk ndodhi asgjë, për të cilin reagim ajo mori përkrahje të madhe nga fansat e saj.

Menjëherë pas këtij skandali në mediat tona vendore online qarkulloi lajmi se personi që sulmoi këngëtaren britanike ka prejardhje shqiptare, por ai në të vërtetë është grek. Emri i tij është Konstantin Bouki është 30 vjeçar dhe është grek me qëndrim rezident në Angli.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që i njëjti person, e që është reper, bën skandale të tilla, ai këtë vit ndërpreu edhe Dermot O’Leary në Çmimin Kombëtar të Televizionit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT