Përsëri rritet çmimi i naftës

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme përsëri është ngritur çmimi i derivateve në Kosovë. Para pak minutash, çmimi i naftës ka shkruar në 1.92 për litër.

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT