Përsëri Ronaldo fiton këpucen e artë

Cristiano Ronaldos i ka takuar Këpuca e Artë e Evropës për të dytin vit me radhë.

Tani kur kanë përfunduar të gjitha ligat, portugezi, është ai që ka shënuar më së shumti gola, duke e lënë pas për të dytin vit më radhë rivalin e madh, Lionel Messin.

Më i miri i vitit 2014, ka shënuar 48 gola këtë edicion, duke lënë prapa Messin me 43, ndjekur nga Sergio Aguero, Sorianon e Salzburgut e Neymarit.

Kjo është hera e katërt që Ronaldo rrëmben Këpucën e Artë të Evropës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT