Mihal Kokëdhima është padyshim një ndër njerëzit më të njohur në Jug të Shqipërisë  dhe shkak për këtë është “videoja skandaloze” e tij teksa u sulej nga pas turistëve të cilët refuzuan të paguanin.

Por si duket Mihali nuk qëndron dot larg “sherreve e përplasjeve” as në këtë sezon veror. Një video nga JOQ tregon se si Mihal Kokëdhima përplaset me disa turistë të cilët si duket kanë përdorur çadrat në pronësi të tij pa e paguar.

Dhe këtë herë, është dashur ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të shuar konfliktin që në këtë rast, i kanë sekuestruar Kokëdhimës të gjitha çadrat dhe rrjetat.

Qytetarët u shprehen se pas sherrit është qetësuar dhe po bënte plazh si pushues i thjeshtë.

Rikujtojmë se për dhunën kundër turistëve rreth 2 vite më parë, Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit të ndërtuar pa leje në Porto Palermo të Himarës “Panorama” u dënua me një vit burg nga gjykata e Vlorës për akuzat e “kanosjes”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim prone”.