Përse gënjen Azem Vllasi?

OPINION NGA RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI /  *Populli ynë duhet të ngre padi penale kunder këti tradhtari për vrasje, fyerje… * Azem Vllasi,bëri kasaphanë me diferencime,vrau prof.dr. Ali Hadrin,historianin tonë * Çka tha ky tradhtar per Demonstrat e vitit 1981…?

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Ditë më parë, Azem Vllasi, i përkdheluri i satrapit Josip Broz Titos, kumbara i xhelatit,Aleksander Rankoviq, që kishin lëshuar kosen e vdekjes në kokat shqiptare, për të mos lënë asnjë plisbardhë në faqen e dheut genjen paturpësisht. Këta vrasës, Azemi me shokë, i kanë tredhur shqiptaret që të mos shtohen kurrë në numer…

Azem Vllasi,bythëlëpires i Sllobodan Millosheviqit, kasapit të Evropës, që dogji e pjeki shqiptaret si dashin në hell, në pikë të ditës,pa fije turpi fyenë rendë shqiptaret. Ky tradhtar i kombit shqiptar, Azem Vllasi,permes kanalit televiziv, genjeu taman si nje femijë budalla.

Azem Vllasi, tradhtar i deshmuar i kombit tonë,pa fije dyshimi,nostalogjine per qenin plak Tito nuk e mshefi. Ehu, e ngriti në kupë të qiellit. Tito, qe theri e preu shqiptaret dhe që i humbi pa shej e nishan, kinse keti hajvani të pandryshuar karshi kombit shqiptar: “Se kerkesen qe kerkon Azem Vlasi,Kosoven Republikë e perkrah?”

Çudi shkuar çudirave! Përse gënjen more edepzëz? Si mund ta argumentosh një gjë të tillë? Ti more i pafetyrë genjen,genjen dhe vetem genjen! Ti more hajvan, kurrë nuk ndrrove udhë per Demonstrat e vitit 1981, qe benë kthesë të madhe ne historin shqiptare. Mbrojte te njejtin mendim ate armiqesor kunder popullit shqiptarë. E denove nje popull te tillë pa pikë faji. Turp të kesh!

Ti ke thenë se çerdhja e nacionalizmit shqiptar eshtë ne Kosovë. Na quajte: “Naconalist,shovenist,seperatist,irredentist, hegjemonist e dreqi i mallkuar…” Ecje me fëdellëk si qen i zgjebosur. Ke lehur pa pushuar bashkë me Nadiren,Rrahman Morinen,Ali Shukriun,Mahmut Bakallin, Fadil Hoxhen,Sinan Hasanin, Veli Deven,Hysamedin Azemin. Kole Shiroken… kundër kombit te pambrojtur shqiptarë dhe ngrite ne piedestal kombin Jugosllav, kur thoje:”Druzhe Tito mi te se kuneme.dase tvoga puta ne skrenemo- ne shqip:Shoku Tito ne te betohemi,se nga rruga jote nuk do te largohemi” dhe “Ta ruajm Vëllazërim -Bashkimin si drita e syve…”

Lavdroje gjaksorët serbianë që zotëronin makinerinë luftarake duke i shkelur me zinxhir tankash shqiptaret. Poashtu populli ynë nuk ka harruar more gomar se kur ke thenë se bastion i nacionalizmit eshtë UNIVERSITETI I PRISHTINES dhe bere kerdi me diferencime, bere kasphanë. Kush e vrau prof.dr ALI HADRIN, historianin e shquar ? Ti drejtove gishtin tregues more gomar shkuar gomarit! Ti ishe i pari qe nderpreve Mardhenjet kulturoro-arsimore me Shqiperinë,apo jo! Ti je vetem një tradhtar e hiq me pak. Ti i ke borxh te madh kombit tonë. Mos harro! Si gjithe tradhtaret e kombit edhe ti do te ikish me faqe te zezë nga kjo botë dhe vetem qentë do te vizitojn dhe do ta pshurrin me lezet!

A e din Ti more tradhtar se ne kohën e qenit plak-Titos, te vitit 1945-1981,populli ynë u sakatos nga ky krekriminel-Tito.

-Masakra e Tivarit, mbi 5000 shqiptare,

-Masakra e Drenices (koha e Shaban Polluzhes),mijera shqiptarë te vrarë,

-Masakra e shqiptareve ne Maqedoni, mijera te vrarë,

-Shpernguljet me dhunë,mijera te ikur,

-Krimet ne vitin 1955-1956, aksioni famkeq i armëve Tito-Rankoviq,mijëra shqiptarë te vrarë e të humbur pa shej e nishan,

-Goli Otoki,

-Vrasjet e shqiptareve në rrugë,në Protesta duarthate,burgje te montuara politikisht,vrasje ne ushtëri prapa kurrizit…

Dhe ti me ata zagaret tjerë me gjaksorët keni festuar e kenduar shkenisht me harmonikë: ngek,ngek,ngek… Dhe si e arsyetoni një gjë te tillë…?

Ç´pandeh ti more tradhtar se populli nuk i di të bëmat e tua kundër kombit tonë!? Gënjeshtrat e tua naive dhe te pakripë shiti ne Sërbi e Bosnjë te miqt e tu,sepse nuk mund t´i hedhish pluhur syve popullit. Ç´eshtë e verta, populli ynë duhet të ngre padi penale për tradhti,për vrasje, për fyerje…

Nuk keni lenë gur e dru bashkë pa e levizur kunder kombit shqiptarë dhe e keni perqafuar frymen vrastare Jugosllave. Ti je per te ulur ne banken e zezë te kishte ligj dhe shtet. Por, e keni nuhatur mire se jetoni ne nje shtet ku jane grumbulluar bashkë; harambash,hajna, matrapaz… per kete i shkrova leter te hapur ne publike, Kryeministrit Thaçi lexo ne google v.j.

Ndaj, nuk pushoni se lehuri,por te lehurat e tua ham,ham,ham, nuk kafshojne më…

Ja se çka keni thenë ju bashkë me bandën vrastare, kundër kombit shqiptare:

P.S. Ky shkrim eshtë i imi, i botuar me parë në gazeta dhe shumë portale

Çka thanë për demonstratat e v. 1981: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi…

Tashme dihet botërisht se demonstratat gjithëpopullore dhe revolucionare të vitit 1981, bene kthese të madhe historike. Qe nga ajo dite, pikërisht me 11 mars të ketij viti, kurre nuk pushoi populli liridashës kosovare për liri nga qizmet e pushtuesit serbiane dhe langojve cetniko-titist. Shih për këtë, tradhtarët e kombit nuk lanë gur e dru bashke për të lëvizur kundër atdhetareve, qe kishin nisur vallen e lirise,pra zagaret serbiane dëgjonin edhe frymëmarrjen.

Ne, po i japim pike për pike.

Fjala e FADIL HOXHES para aktivit politik të Prishtineë,me 3 prill 1981, me titull: Demonstratat qenë të orientuara në radhë të parë kundër popullit shqiptar

Shoqe dhe shoke, dëshiroj të them menjëherë në mënyrë të qarte, se ngjarjet janë vepër e kurdisur mjeshtrisht me karakter armiqësor. Kjo është vepër e kontrarevulucionit, e armiqeve të hapet të Jugosllavise socialiste. Elementet armiqesore po tentojne me parulla të rrejshme dhe demagogjike, ne esence me kerkesa nacionaliste dhe shoveniste të mashtrojne dhe të çojnë ne rruge të gabueshme nje numer të rinjve.Per ne nuk është i panjohur fakti se armiqtë tanë me parullen “KOSOVA REPUBLIKE” përherë manipulojnë kur tentojne të sulmojne sistemin tone nga arsenali armiqesor.Kjo nuk është ndeshje e pare qe luftojme kundër tyre. ATA janë ARMIQTE E NJOHUR,ata kane qene nder armiqtë kryesor të LNC-es dhe të revulucionit. Ata pak tradhtare të mjerueshëm me parulla demagogjike dhe armiqësore, keta elemente armiqësore fare të paturpshëm dënohen nga gjithëpopujt.

Ne po të njëjtin diskutim Fadil Hoxha, pati deklaruar edhe fjalet:”pleh i Kosoves” dhe “bira e minit 300 grosh”

Deklarate e Xhavit Nimanit kryetar i kryesisë së KSAK me titull: Kundër veprimtarisë armiqësore do ti ndërmarrim të gjitha masat.

Armiku tentoi qe për qëllimet e veta armiqësore ta mashtroje rininë studentore e shkollore si dhe punëtorët. Kombet e kombësitë të Kosovës duke hetuar prapavijnë armiqësore të demonstratave ata i dënuan ashpër forcat armiqësore të cilët nuk arriten t´i dobësojnë,unitetin, vëllazërim-bashkimin. Ne demonstratat me karakter armiqësor nga pozita e nacionalizmit shqiptar me 11 e 26 mars, me 1 prill dhe sot,janë të koncentruara për veprimtari armiqësore,forcat armiqësore përdoren metoda të ndyera, në këtë mënyrë armiku nuk pati sukses, sepse Jugosllavia i denon ashpër duke hetuar prapavijën armiqësore.

MAHMUT BAKALLI ne Mbledhjen e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, me 7 prill 1981: parulla “kosova republike”-ne esence fsheh ne vetvete aspiratat irredentiste dhe armiqësore. Qe disa dite jemi ballafaquar ne krahinen tone me nje situate tejet të ndërlikuar dhe të vështirë politike e të sigurisë qe u krijua me veprim të armikut të brerndshëm e u nxit e u kordinua nga armiku i jashtëm. Ne esence ne i njohim forcat reaksionare të cilat i organizojnë këto demonstrata. U paraqiten me vendalizëm, kërcnime, presione. Me parullat demagogjike nacionaliste ata ne të vërtete ne vend të barazisë nacionale dhe vëllazerim-bashkimit imponuan urrejtje ndaj popujve të tjere.

Nga fjala e Azem Vllasi anëtar i Kryesisë se LSPP-es së Kosovës të mbajtur me 13 prill 1981, me titull: eskalacioni i veprimtarise kunderrevulucionare.

Organizatoret dhe nxitësit e veprimtarisë armiqësore dhe kësaj here nxorën ne shesh shume teza dhe parolla nga arsenali dogmatik inforbyrist,irredentist, antijugosllav të hedhin faren e urrejtjes ne radhet e kombeve dhe kombësive tona. Organizatoret dhe nxitesit e trazirave perdornin metodat e dhunës,sulmit dhe arragancës.

“Tash na del nje qen serb me emrin Sinan Hasani , qe arrin deri atje, sa të thotë se janë jugosllavet, qe formuan Partine tone, qe organizuan luftën nacionalçlirimtare shqiptare dhe i dhane cdo gje Shqiperise. Por le të lehe, ai për atë pune paguet.”

*Nga libri i katërt, i autorit RESHAT BADALLAJ me titull: “LUFTA E GRISHES,ARRATISJA, GJARPERINJT E GJAKUT DHE FITORJA E ARBËRIT”

- Advertisement -

MË TË FUNDIT