Përplasen Vjosa Osmani e Aleksandar Vuçiq, tensionohet takimi i “Brdo-Brijunit”

Përplasja verbale midis Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić dhe Vjosa Osmanit, Presidentës së Kosovës, shënoi takimin e parë plenar të liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda procesit Brdo-Brioni, i cili po mbahet sot në Brdo afër Kranj .

Siç pritej, fillimi i takimit të nivelit të lartë të procesit të njohur si “Brdo-Brijuni” u zhvillua në një atmosferë të elektrizuar dhe sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti“, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinë Shefik Gjaferoviq e ‘sulmuan’ presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Sipas pohimeve të burimeve të “Novostit”, diskutimi filloi pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiq i kundërshtoi paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviq thuhet se i reaguan ashpër Vuçiqit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit” u reagoi kreu i shtetit serb.

Osmani akuzoi Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luf’tës në Kosovë, dhe më pas kërkoi që të fillohet procesi i gjetjes se personave të zhdukur.

Në takim, i cili po zhvillohet me dyer të mbyllura, pra pa media, po marrin pjesë edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviqç, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshiq, Shefik Gjaferoviq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT