Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani i është përgjigjur ashpër deputetes së PDK-së, Besa Ismaili e cila i tha se është e lumtur ta shihte duke buzëqeshur më shumë zonjën Vjosa Osmani dhe jo veç me deputetë të caktuar.

Osmani tha se kritikat i merr si kompliment në nivelin personal por nuk do të lejojë kurrë një gjuhë të tillë në Kuvend.

“Derisa ne po flasim prokuroria është duke e kryer punën e vet për temat për të cilat po flasim . Eshtë e pamundur për mua të mos i përgjigjem deputetes Ismaili. Kritikat e juaja i marr si kompliment. Ka me dhjetëra mijëra vajza të vogla që na ndjekin dhe nuk e kultivoj një kulturë të tillë për me ju tregu vajzave dhe grave kur me qesh. Kur ishit ju kur ofendonin burrat më herët, ku jeni ju që ta ngrinit zanit. Në nivel personal kritikat i marr si komplimente por nuk do të lejoj që në parlament të instalohet një kulturë e tillë.Unë jam një votë në këtë Kuvend zonja deputete dhe nuk mundet me dhunë me mbledh seancën me i votu këto ligje.

Osmani foli edhe për çështjen e testeve të ardhura  nga Serbia.

“Meqenëse se dhe u hap edhe temave e testeve, jam njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se që nga viti 2016 Ministria e Shëndetësisë ka pranuar si donacion dhjetëra miliona donacione me pajisje medicinale.” tha Osmani raporton Gazeta Blic.