Përmes përgjimeve, erdhi deri te arrestimi i aktivistëve të VV-së për sulmin ndaj Kuvendit

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahman Islami, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, së bashku me Zëvendësdrejtorin e Antiterrorizmit, Luan Kekën, kanë folur për arrestimin e gjashtë aktivistëve të VV-së, të cilët dyshohen se e kanë sulmuar objektin e Kuvendit të Kosovës më 4 gusht të këtij viti.

Sipas Islamit, arrestimi i tyre ka ardhur pas shumë veprimeve ligjore, përfshirë këtu edhe përgjimin e telefonatave të aktivistëve që nga nata e sulmit.

Ai tha se përmes përgjimeve i kanë vërtetuar dyshimet të cilat janë mbledhur më herët nga ana e Policisë dhe Prokuroria, që për pasojë kanë ardhur në përfundim dhe kanë urdhëruar edhe bastisje ku janë gjetur edhe armë dhe “kemi ardhur deri te dyshimi i arsyeshëm se këta 6 të dyshuar për të cilët këta të dyshuar kanë kryer vepër penale”.

“Do të parashtrojmë edhe kërkesë për masën e paraburgimit në Gjykatë”, ka thënë Islami.

Adea Batusha, Astrit Dehari, Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Petrit Ademi janë gjashtë të arrestuarit, e të cilët janë aktivistë të Vetëvendosjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT