Përmes kupës drejt Evropës, te Drenica synojnë ëndrrën e madhe!

Klubi Futbollistik “Drenica” është licensuar për të luajtur në garat ndërkombëtare, për herë të parë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, shkruan Gazetasheshi.com.

Për klubin nga “Bajram Aliu” ky është një sukses i jashtëzakonshëm, derisa gjithë këtë proces synojnë ta mbyllin me fitimit e trofeut të “DigitAlb Kupës ” dhe daljen në arenën ndërkombëtare.

Sekretari i këtij klubi, Granit Koci, ka folur për Gazetën “Sheshi” për të treguar më shumë detaje rretj këtij procesi dhe vështirësitë që kanë hasur për të marë licensën.

“Jemi angazhuar maksimalisht për të përmbushur kriteret e kërkuara nga UEFA për licencim. Besoj që mundi dhe puna jonë është shpaguar. Duhet pasur parasysh se një pjesë e klubeve nuk kanë shumë punonjës të administratës, dhe kur ka të tilla procese që janë me afat të caktuar, është paksa më vështirë, megjithatë, kjo është një e arritur e cila do të na lehtësojë licencimin për vitet e ardhshme”, deklaroi fillimisht Koci.

Foto: Granit Koci, sekretar në Klubin Futbollistik “Drenica”

Koci ka folur edhe për synimet e klubit, të cilat tashmë pas aprovimit për të luajtur në garat ndërkombëtare, veçse janë rritur.

“Sa i përket synimeve, nëse zhvillohen garat normal që përmes Kupës do të tentojmë të dalin në Evrope, por ta keni parasysh unë punën time e kam përfunduar, tashmë fjalën do ta kenë trajneri dhe futbollistët për ta realizuar një ëndërr të shumë brezave, triumfin në Kupë dhe daljen në arenën ndërkombëtare (Gjithmonë nëse vendoset që garat të rinisin)”, shtoi ndër të tjerash Koci.

Ai në fund ka falenderuar drejtuesit e klubit, si dhe drejtuesit komunal për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në këtë drejtim.

“Falënderoj kryetaren e klubit Mihane Bekteshin, Kryetarin e Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari për mbështetjen e po ashtu falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi për realizimin e këtij qëllimi, licencimin”, përfundoi Koci.

Kujtojmë që Drenica do të përballet me FC Prishtinën në kuadër të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës.

/Gazeta Sheshi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com