Përmbyllet Java e Albanologjisë

    Është përmbyllur Java e Albanologjisë në Prishtinë.

    Për pesë ditë në Institutin e Albanologjisë u sollën diskutime dhe hulumtime në fusha të ndryshme.

    Sipas drejtorit të këtij Instituti, Hysen Matoshi, gjatë kësaj jave është hedhur dritë në çështje të ndryshme albanologjike. Në “Javën e Albanologjisë” në total janë prezantuar 142 kumtesa, theksoj Matoshi për 21 Media.

    Matoshi ka bërë të ditur se kumtesat do të botohen në fund të këtij viti, në revistën zyrtare të Institutit Albanologjik, “Gjurmime Albanologjike”.