Konzorciumi i përbërë nga Administrata Sllovene për Mbrojtje Civile dhe Lehtësimin e Fatkeqësive (ACPDR), Drejtoria Kroate e Mbrojtjes Civile dhe Shpëtimit (NPDR), Agjencia Federale Gjermane për Lehtësimin Teknik (THE), Agjencia Suedeze për Emergjencat Civile (MSB), Departamenti italian i Mbrojtjes Civile dhe Konsulenca Ndërkombëtare e Sinergjive, që nga nëntori i vitit të 2013, po zbatojnë një program të tërthortë të BE-së, për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes civile në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, gjegjësisht, Programin II të IPA-së për Mbrojtje Civile.
Një nga aktivitetet e planifikuara ishte edhe aktiviteti treditor “Ushtrimi në Tavolinë për Mbështetje të Vendit Nikoqir”, i cili u mbajt nën udhëheqjen e përfaqësuesve të BE-së nga Sllovenia.
Në kuadër të këtij aktiviteti, morën pjesë të këshilltarët politikë të ministrit të Punëve të Brendshme, z. Agim Gashi, z. Ismet Zymeri, përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), të Ministrisë së FSK-së, ICITAP, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Në kuadër të grupit të trajnerëve të cilët morën pjesë në këtë Ushtrim, dy prej trajnerëve ishin zyrtarë të lartë të AME-së.
Ushtrimet e tavolinës për mbështetjen e vendit nikoqir janë të dizajnuara si ushtrime të bazuara në diskutime dhe janë një mjet me rëndësi për familjarizimin e agjencive dhe personelit me kapacitetet aktuale dhe të parashikuara.
Qëllimi i këtij programi është që të shtojë aftësinë e vendeve partnere për të bashkëpunuar efektivisht me mekanizmin evropian për Mbrojtjen Civile dhe institucionet relevante dhe të shtojë aftësinë e vendeve partnere për të zhvilluar më tej sisteme të reagimit kombëtar për mbrojtjen civile, reagim ndaj fatkeqësive dhe të bashkëpunimit në rajon.
Shtetet përfituese të programit janë: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.
Ky program do të integrohet në Planin Kombëtar të Reagimit të Kosovës e më pastaj do të punohet në ngritjen e kapaciteteve profesionale në këtë fushë si mundësi për ta shndërruar Kosovën si shtet partner me shtetet tjera të Evropës në fushën e reagimit emergjent në situata emergjente.Po ashtu në aktivitetet e ardhshme duhet punuar në ngritjen e pjesëmarrjes dhe vetëdijësimit institucional për të zhvilluar politikat reaguse në situata të paparashikueshme.Për këtë Programi i IP-as dhe shtetet përkrahëse kanë shprehur gatishmërinë që të ndihmojnë vendin tonë.Në këtë takim u shtrua nevoja që së shpejt të fillojnë përgatitjet, pos tjerash, për organizimin e një Ushtriumi Fushor gjithëpërfshirës ku do të demonstroheshin kapacitetet tona dhe njëkohësisht do tӕ ndihmoheshin nga shtetet pjesëmarrëse.
- Advertisement -