Indeksonline mbrëmë ka sjellë pamjet nga një përleshje masive në Fushë Kosovë.

Rruga kryesore ishte e bllokuar dhe u shkaktua një tollovi e madhe nga kjo zënkë.

Policia njofton se gjashtë persona janë arrestuar derisa dy persona janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje mes vete. Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/