Përleshen pasi nuk merren vesh për shitjen e automjetit

Janë arrestuar dy të dyshuar dje në Kllokot pasi janë rrahur një person tjetër për mosmarrëveshje.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një shitblerje te një automjeti , kane sulmuar fizikisht viktimën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.