Përkujtohet heroi i Kosovës, gjeneral Xheladin Gashi-Komandant Plaku

Në dhjetë vjetorin e vdekjes së heroit të Kosovës, gjeneral Xheladin Gashi-Komandant Plaku, po përkujtohet me shumë aktivitete.
Nesër nga ora 10:00 deri në orën 12:00, do të bëhen homazhe pranë varrit të komandant Plakut në Prishtinë. Kurse, përfaqësuesit e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, kanë organizuar një Akademi Përkujtimore në Pallatin e Rinisë, duke filluar nga ora 14:00, e cila do të jetë drejtpërdrejt edhe në RTK.
Ndërsa në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 në RTK 4, do të transmetohet dokumentari kushtuar jetës dhe veprës së Xheladin Gashit. Kurse, në rrjetin tokësor dhe satelitor në RTK 1, do të transmetohet nga ora 23:15, si dhe të nesërmen në ora 14:00.
Ndryshe, në fshatin e tij të lindjes në Komoran, në përkujtim të Komandant Plakut, ka disa ditë që kanë filluar aktivitetet kulturore.