Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku dhe kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, janë pritur nga një numër i madh simpatizantësh në fshatin Qirez të Skenderajt. Në këtë takim është prezantuar edhe projekti për ndërtimin e qendrës së Qirezit nën qeverisjen e Sami Lushtakut, shkruan Drenica Press.

Me këtë rast kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura tha: “Të mirëpritesh nga njerëzit anekënd vendit është nder, pa asnjë dyshim. Por të mirëpritesh nga bashkëvendësit, ky nder merr atributin e madhështores. Sot, ne si Parti Demokratike e Kosovës e shijuam nderin që na ofruan banorët e Bashkësisë Lokale te Çirezit, me ç’rast ndiej obligim moral të ju falënderoj një nga një, me shumicën prej të cilëve nga ju njihem edhe personalisht. Në këtë vend përfundova shkollën dhe këtu mësova se çka është edukata e çka është fjala e dhënë. Andaj, këtë mësim vendosa ta vë në praktikë duke ju thënë se projekti i prezantuar dhe i premtuar nga kryetari Sami Lushtaku për rregullimin e qendrës së Çirezit do të jetësohet.
Ditë të mira po vijnë për të gjithë ne.
Dielli i ndryshimit tashmë veçse ka lindur.