8 mijë e 686 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani, raporton Gazeta Express.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe kanë vdekur edhe 423 persona si pasojë e këtij virusi.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 2 milionë e 79 mijë e 322 raste si dhe me 49 mijë e 667 viktima.

1 milionë e 741 mijë e 800 persona janë shëruar nga ky virus deri tani, ndërsa 287 mijë e 855 raste janë ende aktive.

Gjermania deri tani ka kryer 36 milionë e 353 mijë e 196 testime për COVID-19.