PËRGJIMI/ “Shko përdhuno gratë ukrainase!” Kush janë Roman dhe Olga që rrëqethën botën

Gazetarët ukrainas të grupit investigativ ‘Skhemy’ kanë identifikuar çiftin e bashkëshortëve që diskutonin për përdhunimin e grave ukrainase. Bëhet fjalë për bisedën mes një gruaje dhe burrit të saj ushtar rus në Ukrainë. Ata janë identifikuar si 27-vjeçari rus Roman Bykovsky dhe bashkëshortja Olga Bykovskaya.

Fraza e thënë nga kjo e fundit “Shko e përdhuno gra ukrainase”, u bë shkak për një sërë reagimesh e revoltash nga e gjithë bota.

Ushtari 27-vjeçar ka marrë pjesë dhe në aneksimin e Krimesë. Familja nga rajoni i Oryol-it, që nga viti 2018 jetojnë në Krimenë e pushtuar dhe kanë edhe një fëmijë.

Pjesë nga biseda në telefon:

Gruaja: Shko e përdhuna gra ukrainase, në rregull? Por mos më thuaj asgjë.

Ushtari: Mundem?

Gruaja: Po, ta lejoj, por përdor prezervativë. /abcnews.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT