Përgjegjësi në “Rasim Kiçinë”, gjithçka është në rregull (video)

Përgjegjësi i Qendrës së Votimit në shkollën “Rasim Kiçina”, Shefqet Bytyqi ka thënë se gjithçka është duke shkuar në rregull në qendrën më të madhe të votimeve në Drenas.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, ai ka thënë se asnjë problem s’ka pasur pavarësisht se janë raportuar disa vonesa.

Ky përgjegjës i zgjedhjeve në Drenas ka thënë se rregullshmërinë e ka vërtetuar edhe Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, e cila ka vizituar shkollën “Rasim Kiçina”.

Ndërkohë, në këtë shkollë, janë duke qëndruar edhe policë të shumtë, pasi afër shkollës është Qendra e Grumbullimit të Votave.

https://dai.ly/x54cza8

- Advertisement -

MË TË FUNDIT