Përfundon sezoni për Morgan Schneiderlin

Një lajm i keq ka ardhur për drejtuesit e Southampton dhe në veçanti për trajnerin Ronald Koeman, pasi një nga lojtarët e tyre e ka mbyllur sezonin për shkak të lëndimit.

Fjala është për mesfushorin francez Morgan Schneiderlin. 25-vjeçari e ka lënduar gjurin e tij dhe do të mungojë në ndeshjet kryesore në Premier League.

“Ky është një lajm jo i mirë, pasi Morgan do të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit. Ai është një lojtar kyç për ekipin dhe normalisht se dëshiroja ta kam në ekip”, tha trajneri Koeman.

Francezi do të humbas këto ndeshjen kundër Sunderland, Leicester, Aston Villa dhe Manchester City.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT