Në kuadër të investimeve kapitale që janë të planifikuara për t’u punuar gjatë këtij viti, përmes projeksionit buxhetor të miratuar në Kuvendin Komunal, kanë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit në dy fshatra të komunës së Drenasit.
Në fshatrat Llapushnik dhe Negroc të Komunës së Drenasit ka përfundu rrjeti i kanalizimit, njofton Drenicapress.
Banorët e këtyre dy fshatrave janë shprehur falenderues ndaj komunës, duke pritur edhe investime tjera në përmirësim të jetës së tyre në fshat./Drenicapress.info/
- Advertisement -